1584- Vdiq Cari rus Ivan IV (I tmerrshmi), sundimtari i parë rus që u kurorëzua car (1547). Ai luftoi me sukses kundër tatarëve dhe kreu reforma të brendshme, por për shkak të mizorisë së tij sidomos ndaj të bijve, u mbiquajt “Grozny” (I Tmerrshëm). Në 1553, ai ndërtoi shtypshkronjën e parë në Rusi, dhe në 1584, për të forcuar tregtinë me Evropën Perëndimore, ai ndërtoi qytetin e Arkhangelsk në bashkimin e Dvinës Veriore dhe Detit të Bardhë.
1913- Mbreti grek me origjinë daneze, Georg I, i cili ka qeverisur Greqinë që nga viti 1863, vritet në Selanik.
1965-Vdes në Romë, ish-mbreti egjiptian Faruk I, monarku i fundit egjiptian.
1980- Vdiq filozofi gjerman Erich Fromm, vepra e të cilit bazohet në traditat humaniste të marksizmit dhe i cili, duke analizuar shkaqet e tjetërsimit të qënies njerëzore, fitoi popullaritet të gjerë në mesin e psikanalistëve dhe humanistëve.
1983- Ish-mbreti italian Umberto II vdes në mërgim në Zvicër. Ai ishte monarku i fundit i Italisë që kaloi vetëm një muaj në fron. Ai u bë mbret në maj 1946, pas abdikimit të babait të tij Vittorio Emenuele, dhe abdikoi në qershor 1946, pasi italianët votuan për republikën në një referendum.
1999- Shqiptarët e Kosovës nënshkruajnë marrëveshjen e paqes në bisedimet në Rambuje afër Parisit, ndërsa delegacioni serb kundërshton pjesën ushtarake të marrëveshjes. Gjashtë ditë më vonë, forcat e NATO-s filluan operacionet ajrore mbi RF Jugosllavi.
2008- Vdiq shkrimtari britanik i trillimeve shkencore Arthur C. Clarke, autor i më shumë se njëqind librave mbi hapësirën, duke përfshirë “2001: Një Odisea Hapësinore”, shkenca dhe e ardhmja. Është fitues i çmimeve më të rëndësishme në atë fushë. BETA