DRITARE TV angazhoi sondazhistin e mirënjohur Eduard Zaloshnja, për të zhvilluar një sondazh rreth çmimeve të rritura dhe protestave ndaj tyre. Sondazhi u krye brenda 12 orëshsot (18 mars), duke shpërndarë 2000 SMS të rastësishme në gjithë territorin e vendit. Nga 2000 banorët e rastësishëm që morën SMS, e plotësuan pyetësorin 1501 banorë të rritur.
Pyetjet kryesore ishin “Kë fajsoni MË SHUMË për rritjen e ndjeshme të çmimeve?” dhe “Ç’lloj protestuesish mendoni se kanë marrë pjesë MË SHUMË në protestat ndaj rritjes së çmimeve?”. Gjithashtu, të anketuarit u pyetën për gjininë, moshën, vendbanimin (urban-rural), si dhe për votën e tyre të 25 prillit 2021. Në këtë mënyrë, u krijua mundësia për të kontrolluar nëse kampioni statistikor ishte i balancuar gjeografikisht, demografikisht dhe politikisht. Në fakt, kampioni rezultoi disi i zhbalancuar, dhe për këtë arsye, u ripeshua statistikisht, për ta përfaqësuar sa më mirë elektoratin shqiptar. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor për kampionin e ripeshuar statistikisht është plus/minus 2.9%.
Në grafikët e mëposhtëm, rezultatet e sondazhit të sotëm janë krahasuar me ato të sondazhit të para një jave (zhvilluar me të njëjtën metodologji nga Zaloshnja), për të matur efektin e zhvillimevemë të fundit. Nga krahasimi, duket se tendenca nëuljes e çmimeve(prej Bordeve të Monitorimit të qeverisë)dhe fushata mediatike kryeministrore ka patur efekt – nga vetëm 30% e banorëve të rritur që (para një jave)fajsonin më shumë Luftën në Ukrainë për rritjen e çmimeve, sot plot 49% mendojnë kështu (Grafiku 1). Para një jave, vetëm 36% e banorëve të rritur mendonin se në protestat për rritjen e çmimeve mbizotëronin militantët partiakë, ndërsa sot plot 45% mendojnë kështu (Grafiku 2). Për krahasim, vjet vetëm 40.7% e banorëve të rritur votuan për PS+PSD (Grafiku 3)./m.j
Te tera portalet,analistet,mediat jane ne sherbim dhe ne mbrojtje te politikes antihumane te pozites dhe.opozites shqiptare. Dhe kjo ka spjegimin e vet ashtu si ne drejtesi dhe çdo institucion tjeter ne Shqiperi eshte pjelle dhe sherbetore e bindur e klases politike ne opozite e pozite.