Deputeti Flamur Noka zbardhi bisedën mes eurodeputetit Brok dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Noka tha se Brok i kërkoi Berishës që të vendosë Lulzim Bashën kryetar të Komisionit të Integrimit.
Pjesë nga debati:
Alizoti: Më gjithë respektim për Zotin Brok, por zoti Brok nuk është askushi në politikën gjermane. Shqipëria është një ven Makiavelist. Unë e shoh shumë të parëndësishëm zotërinë për të bërë PD. Makiaveli ka një tezë, lideri duhet të jetë vetëm fitues. Njerëzit ndjekin fitues. Zoti Basha nuk e çon dot më PD-në në fitore.
Noka: Të jem i sinqertë e ka takuar për kortezi për shkak të njohjes së vjetër. Dikur zoti Brok ka qenë mbështetës i PD në PE, ka kontribut në opozitën e parë të PD-së, për këtë gjë Berisha e ka takuar dhe pranoi ta takojë. Pse duhet të vijë një mik i zotit Basha të lobojë. Berisha njeh vetëm miq politikanë, jo underground.
Xhafo: Çfarë i tha zotit Brok zotit Berisha?
Noka: Zotit Brok i ka kërkuar zotit Berisha që z.Basha të jetë kryetar i një komisioni dhe të respektohet.
Vangjeli: Të jetë kryetar i Komisionit të Integrimit. Shpresoi të bëhej kryeministër i Shqipërisë dhe tani me ndihmën e lobistit të tij kërkon të bëhet
Noka: Po përdor mikun e tij për të përfituar kohë./m.j