Rikthehet sërish historia tragjike e Caroline, e cila u mbyt nga bashkëshorti i saj.
Emisionin “Super Katerina” sjell në vëmendje një pjesë të fjalës së Babis Anagnostopoulos, i cili vrau në sy të fëmijës së tyre gruan, në Glyka Nera.
“Periudha pas abortit dhe deri sa të lindi fëmija ynë, ku u sigurua shëndeti i tij, ishte i vështirë për ne. E dija që nga hera e parë që takova gruan time se ajo kishte një element në sjelljen e saj, të cilën arritëm ta emërtonim më vonë.
Këtë emër na e ka vënë psikologu ku shkonim unë dhe gruaja ime. Psikologu tha se gruaja ime vuante nga një çrregullim narcisist me disa elementë depresioni…”, tha ai.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi në muajin maj të 2021, ku piloti Babis, inskenoi vrasjen si një grabitje duke pretenduar me ditë të tëra, se ishin pikërisht personat që i kishin hyrë për të vjedhur ato që i vranë gruan. Por pas shumë hetimesh, rezultoi se pas krimit që tronditi mbarë Greqinë fshihej ai./m.j