Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar se një shtetas amerikan vdiq sot në Ukrainë.
Konfirmimi vjen pas raportimeve lokale se një qytetar amerikan kishte humbur jetën gjatë një sulmi rus në qytetin verior të Ukrainës, Chernihiv.
Një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit konfirmoi vdekjen e një qytetari të enjten, por nuk komentoi më tej rrethanat e ngjarjes.
Po sot, policia rajonale e Chernihiv tha se autoritetet po “dokumentonin pasojat e bombardimeve të armikut ndaj civilëve në Chernihiv qendror”.
Në një postim në Facebook thanë: “Sot pushtuesit filluan sërish një sulm të rëndë me artileri kundër civilëve të paarmatosur. Ka të vdekur dhe të plagosur. Mes të vdekurve është edhe një shtetas amerikan”./m.j