Kryeministri Edi Rama ka një përgjigje, sipas tij për të gjithë kritikët me shëndetësinë në vend. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan se kur dëgjon ata që ankohen për shëndetësinë, më mirë që nuk iu ka rënë rruga për në spital.
Për të thënë të kundërtën, Rama ka publikuar pamjet nga blloku i ri Operator në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
“Kur lexoj disa që shkruajnë sa keq është bërë shëndetësia, them me vete sa mirë që s’u ka rënë rruga për spital pa punë e madhe që shajnë me të dëgjuar😊
Ky është Blloku i ri Operator në Spitalin Rajonal të Shkodrës🤩”, shkruan Rama.
g.kosovari