Përcaktimi i një date për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare ishte kërkesa e Ministres së Jashtme Olta Xhaçka për Manuel Sarrazin, të dërguarin e qeverisë gjermane për çështjet e Ballkanit Perëndimor.
Përballë pasigurisë që mund të sjellë agresioni rus ndaj ukrainës, Olta Xhaçka i tha zyrtarit gjerman se është koha që Bashkimi Evorpian të jetë më i qartë në zgjerimin e tij me vendet e Ballkanit Perëndimor.
OLTA XHAÇKA, MINISTRE PER EVROPEN DHE PUNET E JASHTME
Ajo për të cilën biem dakord është që sot rajonit i nevojiten veprime konkrete nga ana e BE. Fjalë të mira kemi dëgjuar shumë, por sot është koha për të vepruar e për të shënuar arritje të prekshme. Duke filluar sigurisht nga caktimi i një date për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare e duke vazhduar domosdoshmërish me artikulimin e një vizioni të qartë e të prekshëm integrimi për çdo vend të rajonit, sidomos në zonat ku sot ka më shumë tensione e potencial për konflikt. Dhe le të mos harrojmë që potenciali për konflikt në rajonin tonë, ende përpara fillimit të luftës në Ukrainë, ka qenë më i lartë se kurrë në ndonjë pikë tjetër në 20 vitet e fundit.
MANUEL SARRAZIN, I DERGUARI I POSAÇEM I GJERMANISE PER BALLKANIN PERENDIMOR
Është e qartë se qeveria gjermane sheh një interes të përbashkët në anëtarësimin e Shqipërise dhe Maqedonisë së Veriut. Me rolin e vetë pro aktiv dhe konstruktiv në Këshillin e Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ka qene nje forcë pozitive. Keni bërë hapa të rëndësishëm si vettingu që po jep një kontribut të rëndësishëm në sistemin e drejtësisë. Qeveria gjermane do të jetë në anën e Shqipërisë.
Takim, i ngarkuari i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, pati edhe me kryeministrin Edi Rama por jo me kryedemokratin, Lulzim Basha.
Nga opozita, Manuel Sarrazin u takua me Enkelejd Alibeaj nga Partia Demokratike zyrtare ndërsa nga komisionit për rithemelimin e PD-së, me Genc Pollon.
/b.h