Gjykata ka shtyrë për nesër seancën ndaj kreut te FSHF-se, Armand Duka. Sipas gjykatës shkak është bërë kërkesa e avokatit mbrojtës, i cili nuk ka qenë dakord me përbërjen e trupës gjykuese dhe për këtë kërkoi kohe te paraqesë me shkrim kërkesën për përjashtimin e gjyqtarit.
“Per ti dhene mundesi mbrojtesit qe te paraqese kerkesen ne formen e kerkuar nga ligji, seanca gjyqesore u shty per me date 18.03.2022 ora 10:00”, thuhet ne njoftimin e gjykatës.
Edhe pse u zgjodh per here te gjashte ne krye te FSHF-se, Armand Duka mbetet ende nën hetim nga Prokuroria për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh ndërsa Gjykata la në fuqi masën e pezullimit nga detyra.
Nga hetimet e deritanishme të prokurorisë ka rezultuar se në disa nga dosjet e ekipeve ka një numër më të vogël lojtarësh të federuar krahasuar me atë të deklaruar në sistemin “Comet”, i cili është sistemi që merret për bazë në lidhje me gjenerimin e të dhënave zyrtare për numrin aktiv të lojtarëve të federuar. Numri i lojtarëve të federuar është përcaktues sipas satutit të FSHF-së dhe Shoqatës Rajonale Tiranë për përfaqësimin në asamblenë e përgjithshme nga delegatët e çdo shoqate apo klubi pjesëtar.
Duke qenë se numri i lojtarëve të federuar, sipas sistemit “Comet”, nuk korrespondon me atë faktik në dosjet e klubeve, lind dyshimi i arsyeshëm se mund të jenë shtuar/regjistruar fiktivisht lojtarë të cilët nuk kanë kartelat përkatëse në dosjet e ekipeve. Për këtë arsye është vendosur edhe masa e pezullimit për Armand Dukën dhe Ilir Shulkun. Ndërkohë, edhe pse i pezulluar nga detyra, Armand Duka u rizgjodh në krye të FSHF-së.
/b.h