Kryeministri Rama zhvilloi sot një takim me përfaqësues të furnizuesve të ushqimeve bazë me shumicë dhe shitjes me pakicë për të dolur edhe më shumë mbi adresimin e pasojave të luftës mbi çmimet në tregun shqiptar.
Gjatë fjalës së tij, Kryeministri tha se:
“Kur edhe vendet e mëdha e kanë problem sigurimin e të gjithë sasive të nevojshme. Patjetër që s’ka se si të jetë ndryshe këtu. Por, vend për të ndërhyrë ka. Nuk mund të bëhet asnjë lloj eksperimenti fitimprurës. Çmimet mund të rriten në vijim përsëri. Dje kam qenë në një diskutim me disa të tjerë jashtë vendit, dhe ndër të tjera, një parashikim I mbështetur në shumë argumente është që bota mund të përballet me shokun më të madh të furnizimit të karburantit në tre mujorin e dytë dhe të tretë të vitit, si rezultat i daljes jashtë të një shifre marramendëse barrelash që furnizohet nga Rusia. Çdo gjë është e hapur si mundësi. Të tjerë thotë që bota mund të përballet me ripërsëritjen e krizës 1974. Askush nuk e di si do të vazhdojë lufta. Sot kemi detyrimin e përbashkët si shqiptarë që të bëjmë secili të vetën.
Pensionistët do t’i mbështesë qeveria me një shumë që është e barabartë me rritjen e çmimeve të ushqimeve bazë, por do ta mbështesni edhe ju me çmimiet që do të vendosni.
Do krijojmë një bord të përbashkët për çmimet e ushqimeve bazë të shportës. Ky bord i përbashkët do të përbëhet nga përfaqësues të qeverisë dhe përfaqësuesit tuaj. Çmimet e ushqimeve bazë do të vendosen aty dhe askush nuk do të humbasë prodhimin, do t’ia konfiskojmë atyre që vendosin një çmim tjetër nga ai që do të përcaktohet në bord. Askush nuk mund të fitojë mbi vuajtjen e njerëzve” – tha Rama.
/a.r