Kriza në Partinë Demokratike ka sjellë në Tiranë Elmar Brok, i cili, deri në vitin 2019 ka qenë deputet i parlamentit europian dhe kryetar i Komitetit për Çështjet e Jashtme.
Brok, i cili është pjesë e CDU në Gjermani, prej dy ditësh po zhvillon takime me përfaqësues të Komisionit të Rithemelimit dhe Partisë Demokratike.
Mësohet se Elmar Brok ka takuar dje Lulzim Bashën e Sali Berishën, si dhe deputetë e përfaqësues të të dy grupimeve në PD.
Qëllimi i vizitës është të dëgjojë palët për të kuptuar nëse mund të gjendet një rrugëzgjidhje në situatën ku ndodhet PD.
/b.h