4 mijë objekte të trashëgimisë kulturore janë zbuluar në një banesë në Tiranë.
Këto vepra dyshohet se kanë qenë të vjedhura, ndërkohë që për rastin ka pasur një person të arrestuar me inicialet A.K.
Nga specialistët për hetimin e trafiqeve të paligjshme ne ‘DVP’ Tiranë pas një informacioni dhe verifikimesh disa ditore zbulohet një banesë ku gjendeshin rreth 4000 objekte, një pjesë e mirë e të cilave dyshohet të jenë objekte të trashëgimisë kulturore.
Vazhdon puna me Ministrinë e Kulturës për inventarizimin e tyre dhe përcaktimin e atyre që janë pjesë e trashëgimisë kulturore dhe përcaktimin e objekteve ku janë marrë apo vjedhur si Kishat Ortodokse në Shqipëri, Greqi e Maqedoni Veriore.
/a.r