Deputeti Belind Këlliçi tha në një intervistë për Klan News se Lulzim Basha nuk ka më mbështetje, madje theksoi se ai e ka të humbur çdo garë brenda PD-së, edhe sikur të garonte përballë rojes së selisë.
Sipas Këlliçit, po qarkullojnë gënjeshtra në mesin e atyre pak mbështetësve të Bashës se ka negociatorë të zyrtarëve të Partive Popullore Evropiane që po negociojnë me Komisionin e Rithemelimit.
Këlliçi theksoi se Lulzim Basha nuk ka më asnjë grup në PD, pasi sipas tij rreth 95% e deputetëve i kanë kërkuar dorëheqjen nga drejtimi i selisë blu.
/a.r