Arrestohet nga Policia Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
Lajmi është bërë publik nga portali “Paparaci”, që mëson nga burime brenda institucionit më të lartë të futbollit në Kosovë, se Ademi, është arrestuar nën dyshimin për sulm ndaj zyrtarit të FFK-së, Artan Govori.
Ditën e sotme, Agim Ademi e mohoi sulmin fizik, duke thënë se ishte vetëm një debat.
Por mësohet se ai është shoqëruar në Polici.
Ndaj rastit në fjalë ka nisur një hetim.
/a.r