Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka reaguar pas fjalimit të mbajtur virtualisht më herët nga homologu i tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Kongresin Amerikan.
Në fjalimin e tij, sipas raportimeve, Putin nuk e ka përmendur fjalën e mbajtur nga Zelenskyy, por është kthyer nga Perëndimi duke e akuzuar se ka synime gjeopolitike që nuk përfshijnë një “Rusi të fortë dhe të pavarur.”
Sipas tij, Perëndimi është duke u përpjekur që ta “asgjësojë” Rusinë.
Putin është takuar me kolegë të tij lidhur me situatën ekonomike, ndërsa është shprehur se që në fillim të ndërhyrjes në Donbas, autoriteteve të Kievit u është bërë thirrje të përfshihen dhe të tërhiqnin trupat e tyre, gjë të cilën thekson ai nuk e kanë bërë…
Ndërkohë referuar luftës në Ukrainë, ai është shprehur: “Operacioni po shkon mirë, Prania e trupave tanë pranë Kievit nuk do të thotë se ne duam të pushtojmë Ukrainën”, ka thënë më tej Putin./m.j