Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është duke mbajtur një fjalim virtual në Kongresin amerikan. Ai u është drejtuar politikanëve amerikanë duke u thënë që të kujtojnë sulmet terroriste të 11 shtatorit kur mendojnë për Ukrainën.
Zelensky e nisi fjalimin para Kongresit duke thënë se tani është koha që po vendoset fati i Ukrainës nëse populli ukrainas do të jetë i lirë apo jo, raporton BBC, shkruan javanews.
“Nuk kemi menduar për asnjë moment të dorëzohemi”, tha ai. Presidenti ukrainas u shpreh se Rusia nuk ka sulmuar vetëm ata dhe tokën, por edhe vlerat e tyre njerëzore.
“Fati i vendit tonë po vendoset, fati i popullit tonë, nëse ukrainasit do të jenë të lirë… Rusia ka sulmuar jo vetëm ne, jo vetëm tokën tonë. Ajo shkoi në një ofensivë brutale kundër vlerave tona. Vlerat themelore njerëzore”, ka thënë Volodymyr Zelensky para Kongresit, shkruan javanews.
Presidenti i Ukrainës tha gjithashtu se vendi i tij është mirënjohës për mbështetjen e SHBA-së deri tani. Ai vlerësoi gjithashtu përfshirjen personale të presidentit amerikan Joe Biden. Por i bëri thirrje Kongresit të vendosë më shumë sanksione “derisa makina ushtarake ruse të ndalojë.” “Paqja është më e rëndësishme se të ardhurat”, shtoi Zelensky.
/b.h