500 mijë pulat e ngordhura në disa pulari në Durrës kanë vënë në lëvizje autoritetet për të gjetur shkakun.
Përgjegjësi për Durrësin i Drejtorisë së Përgjithshme të Bujqësisë Darjo Nasho shprehet se janë në fazë hetimi dhe kontrolli, “ndërsa vijojnë të kryejnë analiza të vazhdueshme për të mbajtur të izoluara vatrat”.
”Në rast se do të ketë probleme për shëndetin publik do të informohet popullata nga autoritetet.”
Ndonëse ende nuk është konfirmuar, ka dyshime se ngordhja e pulave mund të ketë ardhur nga gripi i shpendëve.
Gazetari Leonidha Musai bëri me dije se 3 prej pularive në qytetin bregdetar iu kanë ngordhur të gjitha pulat. Nuk është ende e qartë se cili variant i virusit po qarkullon, por dyshohet se po dëmton rrugët e frymëmarrjes së shpendëve.
/b.h