Ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes dhe ish-shefi i CIA-s, Leon Panetta, paralajmëron se konflikti me Moskën mund të përshkallëzohet. Sipas tij, mjafton një raketë e lëshuar pa dashje që të çojë Perëndimin dhe Rusinë në një luftë katastrofike,
Sipas Spiegel, Panetta thotë se ai sheh një mundësi për një marrëveshje me Putinin për të ndaluar luftën.
Lufta mes Rusi dhe Ukrainës ka hyrë në ditën e 21. Ushria ruse ka shkatërruar ndërtesa, spitale, shkolla dhe ka vrarë shumë njerëz. Trupat e Vladimir Putin kanë kapur një spital në Mariupol dhe po mbajnë peng 500 ukrainas, duke i përdorur ata si mburoja ndërsa sulmet në qytetin jugor vazhdojnë. Forcat ruse mblodhën 400 njerëz nga shtëpitë Në spitalin numër dy të portit detar, së bashku me 100 mjekë.
Terrori erdhi si përgjigje ndaj evakuimit të furishëm diku tjetër në Mariupol, me rreth 20,000 njerëz që u larguan nga qyteti i rrethuar përgjatë një korridori humanitar, të cilat pretendohet se janë kalime të sigurta që lejojnë civilët të ikin nga Ukraina.