Teksa agresioni rus në Ukrainë vijon prej 20 ditësh, lufta bërthamore është ajo që ka shkaktuar panik në mbarë botën që pas kërcënimeve të Putinit.
Ditën e sotme ish-shefi i Forcave Ajrore britanike, Edward Stringer ka paralajmëruar se lufta bërthamore nuk është më e paimagjinueshme.
“Lufta bërthamore nuk është më e paimagjinueshme. Jemi disa hapa larg nga konfrontimi i mundshëm me armë bërthamore, që do të ishte një situatë shumë e frikshme për këdo që është i arsyeshëm”- ka deklaruar ai.
Përmendim këtu se më 27 shkurt, Putini vendosi në gatishmëri të lartë mbrojtjen bërthamore, duke ngjallur frikë në të gjithë botën.
/b.h