Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka fituar përfundimisht gjyqin për shpifje ndaj deputetes së PD-së, Grida Duma.
Gjykata e Apelit ka rrëzuar pretendimet e Dumës, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme, sipas së cilës, Veliaj nuk ka shpifur kur gjatë fushatës i ka kujtuar Grida Dumës se i kishte shitur disa herë të njëjtin apartament një individi dhe se ajo qe dënuar nga gjykata për mashtrim.
Kjo nuk është humbja e vetme e Grida Dumës përballë Erion Veliajt. Në zgjedhjet e 25 prillit Duma e sfidoi Veliajn me pretendimin se do ta mundte në Kavajë. Por, rezultati përfundoi me fitoren e thellë të socialistëve të drejtuar nga Veliaj në Qarkun e Tiranës.
Më herët, deputetja Duma ka pësuar disfatë edhe në Tiranë, ku ka humbur përballë Veliajt edhe në Njësinë 1. Ndërkaq, në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit në Rrogozhinë, Duma regjistroi humbjen e radhës me Veliajn.
/a.r
Grida bjeri pupit.