Forcat e armatosura të Ukrainës kanë njoftuar mëngjesin e sotëm se rreth 13,500 ushtarë rusë janë vrarë gjatë luftimeve, që prej fillimit të pushtimit rus. Një shifër shumë herë më e lartë nga ajo që zyrtarët rusë kanë konfirmuar.
Moska ka deklaruar në fillim të marsit se gjatë luftimeve janë vrarë më pak se 500 ushtarë rusë. Nga ana e saj Ukraina pretendon se ka rrëzuar katër helikopterë rusë dhe një avion luftarak në 24 orët e fundit, shkruan Skynews.
Në total, Ukraina thotë se ka shkatërruar 95 helikopterë rusë dhe 81 avionë.
Kievi do të shpallë shtetrrethim për 35 orë, shkruan Skynews.
Shtetrrethim do të vendoset nga mbrëmja e sotme deri të enjten në mëngjes, tha kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko.
Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka dhënë urdhrin për sulm pasi nuk ka marrë garanci nga NATO-ja se nuk do të zgjerohet më drejt lindjes.
Gjatë natës së shkuar, forcat ruse kanë shtuar sulmet në disa lagje të Kievit. Së paku dy persona janë konfirmuar të vrarë.
g.kosovari