Kisha Ortodokse e Ukrainës nuk e konsideron mëkat, luftën e ushtrisë ukrainase kundër forcave ruse.
“Ne si popull nuk kërkojmë vdekjen e atyre që janë fqinjët tanë. Por ndërsa ata pushtojnë shtëpitë tona, ne mbrojmë familjet tona dhe atdheun tonë,” thuhet në gazetën Ukrajinska Pravda e cila citon udhëheqësin e kishës, Metropolitan Epifani.
“Ushtarët ukrainas janë atje për të mbrojtur të gjithë ukrainasit,” tha ai.
“Të mbrohesh, të vrasësh armikun – nuk është mëkat”, tha mitropoliti.
“Dhe kushdo që vjen tek ne me një shpatë do të vdesë nga ajo shpatë.”
/a.r