Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar për protestën kundër ritjes së çmimeve, teksa thekson se ajo nuk është turp, siç e ka cilësuar kryeministri Edi Rama.
Tabaku thekson se paketa e ofruar nga qeveria është qesharake dhe jashtë nevojave të qytetarëve.
“Raporti çmimi naftës për nje serbator te mbushur në raport me të ardhurat! Vendi me të ardhurat më të ulëta në rajon, ku 40% e të ardhurave shkon për ushqimet dhe ujin, ku 25% shkojnë për karburant.Prandaj nuk është turp sot protesta për çmimet e naftës, monopolit të saj dhe taksave! Paketa e ofruar është qesharake dhe jashtë nevojave të qytetarëve. Taksat mbi naftën dhe oligopoli mbi naftën po rrisin çmimet më shumë se sa në çdo vend tjetër! Reagimi qytetarëve është korrekt përballë arrogancës së korruptuarve”, shkruan Tabaku.
/a.r