Rusia do të gjykohet për gjenocid.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka shpallur datën se kur do të vendosë për rastin e gjenocidit në Ukrainë, i cili u krye nga Federata Ruse.
Seanca gjyqësore është caktuar për datën 16 mars.
Kështu ka bërë të ditur shërbimi për shtyp i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Twitter.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë është e gatshme të vendosë për çështjen e Ukrainës kundër Federatës Ruse në përputhje me Konventën për Parandalimin e Gjenocidit.
Vendimi pritet më 16 mars në orën 16:00 me orën lokale dhe në këtë orë do të mbahet një takim i hapur në Pallatin e Paqes në Hagë.
/a.r