Kryeministri Edi Rama doli sërish këtë mbrëmje në një komunikim me ndjekësit në rrjetet sociale për paketën e rezistencës sociale. Shefi i Qeverisë tha se nuk e shqetëson protesta e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve se edhe 300 fish më të shumtë po të ishin, taksat e karburanteve nuk hiqen.
Rama ka vecuar dhe një shprehje nga protesta që i ka bërë përshtypje.
“Dikush nga frymëzuesit e kësaj proteste tha një shprehje, “s’duhet ta lëmë këtë rast të na shpëtojë se po na shpëtoi dhe kësaj herë nuk e kapim dot më”.
Po kush të shpëtoi, unë? Qeveria? Po c’lidhje ka në këtë rast qeveria e Shqipërisë me rritjen e cmimit të të gjitha produkteve në mënyrë lineare në gjithë botën? Po flas për një shprehje të thënë që në ditët e para të protestës e të nxitjes së këtij reagimi.
Mua nuk më shqetëson protesta në vetvete. Sinqerisht deri në fund jo. Protesta është ajo që është dhe jo aq por dhjetëfish e 30 fish e 300 fish të ishte, taksat mbi karburantet sa të jem unë këtu e kjo qeveri këtu nuk hiqen, nuk lëvizin.
Mua më alarmon dicka tjetër. Cënimi i drejtpërdrejtë i dinjitetit tonë si komb si popull si shtet, si vend, si shoqëri”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama:
Reagim më të turpshëm në mbështetje të kësaj proteste s’ka pasur e s’ka si të ketë. Për cfarë protestohet? Kundër kujt? Se të gjitha vendet që po e përjetojnë me të njëjtin shqetësim kërcimin e cmimeve të energjisë që këtu s’po përjetohet se askush s’po paguan më shumë energji. Po protestojnë kundër shkaktarit që është Rusia dhe që është agresioni rus kundër Ukrainës. S’ka dalë askush të protestojë kundër qeverisë së vet.
Asnjë qeveri sot përfshirë dhe tonën s’është arsye për të protestuar sot për shkak të pasojave që ka sjellë në cmimet e shportës e karburantit një luftë që nuk e ka nisur kjo qeveri e nuk e ndal dot kjo qeveri.
Dikush nga frymëzuesit e kësaj proteste tha një shprehje, “s’duhet ta lëmë këtë rast të na shpëtojë se po na shpëtoi dhe kësaj herë nuk e kapim dot më”.
Po kush të shpëtoi, unë? Qeveria? Po c’lidhje ka në këtë rast qeveria e Shqipërisë me rritjen e cmimit të të gjitha produkteve në mënyrë lineare në gjithë botën? Po flas për një shprehje të thënë që në ditët e para të protestës e të nxitjes së këtij reagimi.
Mua nuk më shqetëson protesta në vetvete. Sinqerisht deri në fund jo. Protesta është ajo që është dhe jo aq por dhjetëfish e 30 fish e 300 fish të ishte, taksat mbi karburantet sa të jem unë këtu e kjo qeveri këtu nuk hiqen, nuk lëvizin.
Mua më alarmon dicka tjetër. Cënimi i drejtpërdrejtë i dinjitetit tonë si komb si popull si shtet, si vend, si shoqëri, si shqiptar nga ky reagim i cili mund të gëzojë vetëm ata që e nxisin dhe ata që janë në Kremlin. Njeri tjetër të arsyeshëm ky reagim nuk ka se si gëzon.
Nëse do ishim në muajin e tretë të katërt të luftës e goditjes së cmimeve të nivelit të jetesës në kushte ku e ku më të vështira se sot e qeveria s;do kishte reaguar, atëherë mbase do ishte normale.
Por kur qeveria se ka pritur luftën fare por qysh kur është shfaqur në formën e disa shenjave të para kriza energjetike ka marrë vendim për ta mbajtur ajo barrën e krizës e për të mos e rritur cmimin e energjisë./m.j