Një aleat i ngushtë i presidentit rus, Viktor Zolotov ka pranuar se operacioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë nuk ka përparuar aq shpejt sa do të dëshironte Kremlini, shkruan The Guardian.
“Do të doja të thoja se çdo gjë ka shkuar sipas planit por jo pasi përparimi rus në Ukrainë nuk i ka përmbushur pritshmëritë tona. Por ne po shkojmë drejt qëllimit tonë hap pas hapi dhe së shpejti do të fitojmë.”
Zolotov është një zyrtar i sigurisë, i cili dikur ishte përgjegjës për sigurinë personale të Putinit dhe tani është në krye të Gardës Kombëtare.
Komentet e tij janë në kundërshtim me vlerësimin e ministrit rust ë mbrojtjes Sergei Shoigu, i cili i tha Putinit se “çdo gjë po shkon sipas planit”.
/b.h