Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka bërë presion presidentit amerikan, Joe Biden gjatë komunikimit të tyre të fundit për më shumë sanksione për të shtrënguar më shumë Rusinë, kanë thënë burime për CNN.
Sipas burimeve, Zelensky i kërkoi në mënyrë specifike Biden-it përpjekje të mëtejshme për të shkëputur Rusinë nga tregtia ndërkombëtare dhe për të vazhduar të synojë elitën ruse, pasi SHBA ka vazhduar të shtojë më shumë oligarkë dhe familjet e tyre në listën e sanksioneve.
Po ashtu, gjatë telefonatës së tyre Zelensky i kërkoi mbylljen e aksesit të Rusisë në rrugët ujore ndërkombëtare. Zelensky dhe Biden folën për 49 minuta të premten e javës së shkuar. Zelensky falënderoi Biden për masat, por gjithashtu i kërkoi atij që të vazhdojë të rrisë presionin ekonomik ndaj Kremlinit.
/a.r