Ai është i afirmuar si aktor humori. Rezart Veleshnja ishte i ftuar në “Dola te Ola”, ku bëri një rrëfim të rrallë dhe plot humor për jetën e tij.
Aktori tregoi se ka qenë një fëmijë i “prapë”, i cili shpeshherë ka vënë në vështirësi prindërit e tij. Rezarti tregoi rastin kur ishte zënë me një djalë më të madh se ai në lagje, dhe më pas aktori së bashku me të vëllanë i vunë flakën shtëpisë së tij.
Rezarti ishte rreth moshës 7-8 vjeçare, dhe pas zënkës me të shkoi te vëllai, i cili asokohe pëlqente të bënte shigjeta me hark. Ata i realizuan shigjetat me hark dhe i vendosën fitila nga furnelat e asaj kohe. Veleshnja kujtoi se dy goditjet e vëllait të tij rezultuan të pasuksesshme, ndërkohë aktori kishte arritur të godiste në shenjë, duke djegur në këtë mënyrë gardhin e shtëpisë së djalit dhe kuzhinën në të cilën ndodheshin divanet, duke bërë që flakët të përhapeshin me shpejtësi.
Ai rrëfeu se më pas zotëria e shtëpisë kishte kapur babanë e Rezartit, i cili ia kishte mohuar duke u shprehur se çunat i kishte të mirë, por që sigurisht pasi kishte shkuar në shtëpi i kishte dhënë aktorit dënimin që meritonte pasi veprimi i tij kishte qenë sigurisht shumë i rrezikshëm.
g.kosovari