Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, thotë se Lulzim Bashën në krye të PD e vuri Sali Berisha. Në një status të shkurtër në Facebook, Salianji i kërkoi edhe një herë dorëheqjen Bashës
“Dorëheqja është akt i ndërgjegjes por dhe normë morale e pashkruar në politikë, çdo humbës largohet dhe as mendon dhe as mund te imagjinohet që humbësi të caktojë se kush do jetë pas tij! Historia na tregoi se përzgjedhja e pasardhësit sjell vetëm dështim!”, shkruan Salianji.
“Zgjedhjet nuk i humbën demokratët, ata dhe elektorati i djathtë refuzuan Lulzim Bashën, shoqëria e braktisi po ashtu! Për interes të Partisë Demokratike shumica e Grupit Parlamentar kërkoi dorëheqjen e tij, duke e identifikuar atë si problemin! Vota ishte kundër tij!”.
/a.r