Për paketën e rezistencës të propozuar nga qeveria ka reaguar edhe Partia Demokratike.
Nënkryetarja Jorida Tabaku thotë se çmimi i naftës është rritur pasi 60% e tij janë taksa që shkojnë për oligarkët dhe jo qytetarët.
Sipas Tabakut, paketa e qeverisë është qesharake dhe për t’u hedhur hi syve qytetarëve e për t’i gënjyer si në rastin e pandemisë.
Tabaku thotë se qeveria merr përfiton 20 milionë euro në muaj nga taksa e karburantit që fare mirë mund të shkonte në xhepat e qyetarëve.
/a.r