Në kryeqytet po zhvillohet protesta për rritjen e çmimeve ku janë përfshirë edhe partitë politike. Kjo është pjesëmarrja në protestë parë me ‘sytë’ e dronit.
Kjo është dita e 5 e protestave kundër rritjes së çmimeve. Për më shumë se 3 orë e 30 minuta qytetarët protestuan ditën e djeshme për uljen e çmimit të naftes e produkteve bazë ushqimore.
Ata u mblodhën në orën 11 në Sheshin Skënderbej për të marshuar në drejtim të kryeministrisë. Mesazhe kryesor ishte ulje e çmimeve të karburanteve dhe e ushqimeve.