Në ditën e 18 të luftës situata vijon të jetë tepër e tensionuar me viktima e të plagosur në pushtimin që Rusia po tenton në Ukrainë. Ushtria e Ukrainës thotë se 8 raketa ruse sulmuan një bazë ushtarale në Yavoriv, afër kufirit polak. Aeroporti pranë qytetit perëndimor të Ivano-Frankivsk është goditur gjithashtu.
Të shtunën u arrit evakuuimi i rreth 13,000 ukrainasve e ndërsa Rusia ka hedhur akuza të drejtpërdrejta drejt Ukrainës për bllokim të qëllimshëm të largimit të civilëve nga vendi. Po ashtu 7 civilë, gra dhe fëmijë, vdiqën gjatë bombardimeve pasi nuk përdorën korridorin e gjelbër humanitar, teksa po tentonin të largoheshin nga një fshat afër Kievit.
Sakaq, prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës thotë se deri tani kanë humbur jetën 79 fëmijë nga sulmet e raketave ruse. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ka dhënë paralajmërimin që Ukraina e ka informuar se Rusia po planifikon të marrë kontrollin e plotë të centralit bërthamor në Zaporizhzhia.
Por ky pretendim mohohet nga vetë Rusia. E ndërsa në krye të Melitopol është emëruar Galina Danilchenko pas rrëmbimit të kryebashkiakut Ivan Fedorov.
/b.h