MCN Tv ka zbardhur sot një pjesë nga diskutimi mes ministres Belinda Balluku dhe përfaqësuesve të operatorëve të hidrokarbureve në treg, ku duket qartë presioni që ajo ushtron për uljen e çmimit. Ministrja madje u kujton biznesmenëve edhe rrezikun social nga rritja e çmimit, duke kërkuar prej tyre që të pranojnë ulje fitimi në kushtet e tanishme, përpara sesa “t’i djegin” siç u shpreh ajo.