Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi thotë se Basha dhe Berisha duhet të tërhiqen me qëllim që ti hapet rruga bashkimit të partisë.
Gazment Bardhi: I kam kërkuar që Basha të tërhiqej së bashku me zotin Berisha. Një tërheqje e të dyve do të ishte rruga për të ecur përpara dhe PD të bëhet alternativë qeverisëse.
Duhet të gjejmë një zgjidhje përtej dy individëve që kanë shkaktuar këtë problem. Do të duhen të dy të tërhiqen që të gjejmë rrugën e bashkimit të demokratëve
Interesi i PD do të duhet të prevalojë mbi çdo interes personal. Basha iu ofrua grupit parlamentar duke qene në dispozicion të zgjidhjes
Të dy janë kthyer në problem për PD dhe të dy duhet të tërhiqen për ti dhënë zgjidhje problemit.