Deputetët e grupit parlamentar të PD mendojnë se duhet të bëhen hapa pas nga Lulzim Basha edhe nga Sali Berisha.
Gazetari i Panorama, Mariglen Kume bën të ditur se kreu i PD-së, Lulzim Basha në mbledhjen e grupit parlamentar që ka nisur prej orës 11:00 është shprehur i gatshëm për zgjidhje, ndërkohë pritet vendimi i Berishës.
Po ashtu propozohet ngritja e një grupi të përbashkët për bashkimin e partisë.
Mësohet po ashtu se ka propozime të ndryshme se kur duhen të organizohen zgjedhjet me fokus rindërtimin e besimit dhe bashkimin e demokrateve.
Këto propozime do të diskutohen edhe me kolegjin e kryetareve, kryesinë dhe Këshillin Kombëtar, për të marrë dhe mendimin e tyre.