Vijojnë debatet në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, lidhur me situatën në parti pas rezultatit të zgjedhjeve të pjesshme vendore.
Në fjalën e tij, deputeti, Ferdinand Xhaferri u shpreh se Berisha nuk është zgjidhje se dhe PD nuk mund të hyjë në zgjedhje me një kryetar non grata.
“Ndoqa me vemendje te gjithe diskutimet e deritanishme nisur qe nga dy zv/ Kryetaret Tabaku dhe Alibeaj dhe te gjithe jane ne kohezion duke thene qe ju duhet te beni nje hap pas. Ndersa ju z. Basha keni deklaruar disa here qe jeni ne dispozicion te PD per nje zgjidhje. Te jesh ne dispozicion te PD per zgjidhje do te thote qe ju duhet te jepni doreheqjen sot dhe do argumentoj pse: keni 9 vite qe drejtoni opoziten. Si kudo ne perendim mbas humbjes, qe ne diten e pare te daljes se rezultatit, kryetaret japin doreheqjen.
Pra, jepni doreheqjen sot dhe ky eshte hapi i pare drejt zgjidhjes. Mbas disa ditesh mblidhet grupi patlamentar per te nominuar me votim nje grup qe negocion me koleget qe jane tek foltorja. Ky grup negociator duhet ta kete te qarte se Berisha nuk eshte zgjidhje per dy arsye baze:
1) opozita e 2025 nuk mund te shkoje ne zgjedhje me nje kryetar non-grada.
2) Edhe z. Berisha u provua me 6 Mars me evidence qe qartazi na mundi ne po qartazi u mund nga Edi Rama. Procesi do jete i gjate dhe i veshtire por e vetmja rruge shpresdhenese.” u shpreh Xhaferi.
Nga ana tjetër deputeti demokrat Xhelal Mziu theksoi se duhet të shkohet drejt një Kuvendi përbashkues.
“Duhet të shkojmë drejt një Kuvendi përbashkues. Ne duhet t’i japim zgjidhje për të patur një komision dypalësh për të shkuar në një kongres ku të bashkohemi.” u shpreh Mziu./m.j