Deputeti demokrat Helidon Bushati është përplasur me kreun e PD Lulzim Basha në mbledhjen e sotme. Burime bëjnë me dije për Panorama.al se Bushati i është drejtuar Bashës se nuk e ka përmendur asnjëherë fjalën dorëheqje duke iu referuar deklaratës së tij i cili tha të enjten, “Jam i hapur për çdo akt”.
Ai i ka kërkuar kreut të PD të mos bëjë lojëra fjalësh. “Kryetar është fatkeqësi që sot nuk jemi në shesh së bashku me protestuesit por këtu duke u marrë me procedura partie.
Në vend që të jemi atje për të qarë hallet e popullit jemi këtu për të qarë hallet e karrigeve tona. Është rasti i parë në historinë tonë që kryetarit i kërkohet dorëheqja nga grupi i tij parlamentar.
Me qendrim tuaj po ndihmoni ne agonizimin e partise dhe po e ben partine demokratike te kthehet ne objekt memesh per lidhjen e pakuptueshme tuajen me karrigen. Nje drejtues qe ka humbur beteja dhe gara mund te fitoje betejen kryesore qe eshte beteja per dinjitetin e emrit te tij nepermjet doreheqjes.
Doreheqje por duke ngelur pjese e zgjidhjes se problemit. Sot jemi ketu per per te degjur nje dhe vetem nje gje…DOREHEQJE. Kryetar sot ke mundesi te humbesh karrigen e te fitosh dinjitetin dhe respektin e demokrateve.
Eshte koha te mendojme per bashkimin e demokrateve. Kjo nuk ndodh duke u mberthyer pas karriges, kjo ndodh kur sejcili prej nesh ben hapa pas sakrifikon dhe mendon per ata demokrat ata shqiptare qe presin prej nesh. Sot PD, ka nevoje per nje Kuvend Bashkimi”, ka thënë ai.
g.kosovari