Ka nisur protesta e qytetarëve në Tiranë kundër rritjes së çmimeve në vend. Qytetarë të shumtë u mblodhën në sheshin “Skënderbej”, ku bënë thirrje për uljen e çmimeve dhe të taksave.
Protestuesit kanë nisur marshimin për të mbërritur drejt Kryeministrisë. Ndërkohë policia e shtetit ka “blinduar” Kryeministrinë në mënyrë që të parandalojnë përshkallëzimin e situatës.
Qytetarët kanë ardhur nga qytete të ndryshme të vendit. Ata mbajnë pankarta në duar dhe kërkojnë uljen e çmimeve.
“Boll na vodhët” është banderola që shoqëron këtë protestë. Sakaq, kjo është dita e katërt e reagimit qytetar që kundërshtojnë rritjen e karburantit dhe çmimeve të produkteve.
g.kosovari