Kjo luftë po shkon keq për të dyja palët teksa ka hyrë në javën e tretë të saj. Gazetari i BBC Frank Gardner sjell një panoramë të asaj çka po ndodh sot në Ukrainë. Qytetet e Ukrainës po goditen nga predha ruse, ndërkohë që ushtria e Moskës po bën përparim të ngadaltë, e penguar nga forca e rezistencës ukrainase dhe vendimet e saj të dobëta logjistike dhe taktike.
Rusia ka humbur deri tani 3 gjeneralmajor, një shenjë kjo sipas analistëve të mbrojtjes se forcat ruse duhet të marrin përsipër rreziqet për të mbajtur fort trupat e tyre. Presidenti Putin ka mbështetur lëvizjet për të rekrutuar nga Lindja e Mesme luftëtarë që përkrahin forcat ruse.
Një zyrtar i lartë amerikan ka akuzuar më herët Moskën se po përpiqet të rekrutojë luftëtarë nga Siria – një vend që gjatë luftës civile mbështetej të Rusia. Ekziston gjithashtu një perspektivë reale që luftëtarët çeçenë të jenë në mesin e trupave sulmuese.
Rusia zhvilloi dy luftëra në Çeçeni për të parandaluar ndarjen e saj, por sot ushtarët çeçenë janë besnikë ndaj Moskës dhe kanë një ‘reputacion të frikshëm’. Ndërkohë, autokolona gjigante e blinduar që ka qëndruar për ditë të tëra në veri të Kievit është afruar tani më pranë kryeqytetit. Nga ana tjetër qytetarët ukrainas thonë se janë të gatshëm ta mbrojnë atdheun e tyre.
g.kosovari