Kryeministri Edi Rama ka bërë këtë mëngjes një tjetër reagim për çmimet e karburanteve. Në në postim në Facebook, Rama kujton se sot ngrihet Bordit Kombëtar i Administrimit të Karburantit.
Sipas kryeministrit çmimet do të kalojnë në filtrin e transparencës. Po ashtu ai thekson edhe njëherë se marzhi i fitimit të kompanive do të ngrijë, duke mos lejuar në këtë mënyrë asnjë abuzim në kurriz të qytetarëve.
“MIRËMËNGJES 😊
dhe me konfirmimin se nga sot, me ngritjen e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburantit, çmimet do të kalojnë në filtrin e transparencës dhe marzhi i fitimit të kompanive do të ngrijë, për të mos lejuar asnjë abuzim në kurriz të qytetarëve, ju uroj një fundjavë të mbarë🙏”, shkruan Rama.
Prej tre ditësh në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit kanë shpërthyer një valë protestash kundër rritjes së çmimeve. Sot në orën 11:00 është njoftuar mbajtja e një proteste më masive në Tiranë.
g.kosovari
Pra, qeveria paska çfare te beje per çmimin.
Cfare keni hake ju vetem nji Zot e dine,po te funksiononte drejtesia ju do ishit me kohe ne burge.A i kuptoni gjemat qe i ken bere popullit e vendit,ju hajdutet e 30 viteve te fundit.Ju duhet tju varin per llape,plakun,tosin,lir floririn,edvinin e lyli pushtin.Ju jeni jashtqitja e Kombit.