Një tjetër lajm i trishtë vjen nga Ukraina. Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, klubi i Shakhtar Donjesk, ka raportuar se ka humbur jetën në moshën 68-vjeçare, gjatë rrethimit rus të Khersonit dhe Kharkovit, ish-sulmuesi i Shakhtarit, Vladimir Rogovski, i cili u vra nga ushtarët rusë.
Rogovski ka luajtur për Shakhtarin nga viti 1975 deri në vitin 1982, ku ka regjistruar 224 ndeshje dhe ka shënuar 25 gola. Me klubin ukrainas ai ishte dy herë nënkampion i BRSS (1975, 1979) dhe fitoi Kupën e BRSS (1980). Ai do të mbahet mend edhe si golashënuesi i parë në historinë e Shakhtarit kur bëhet fjalë për kompeticionet evropiane.