Lufta/ Ministrat e Bujqësisë të G7 apelojnë: Mbani të hapura tregjet ushqimore dhe bujqësore!

Ministrat e Bujqësisë të G7 u kanë bërë thirrje të gjitha vendeve që të mbajnë të hapur tregjet e tyre ushqimore dhe bujqësore, pasi shqetësimet për sigurinë ushqimore rriten pas pushtimit rus të Ukrainës.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha vendeve që të mbajnë të hapura tregjet e tyre ushqimore dhe bujqësore dhe të ruhen nga çdo masë kufizuese e pajustifikuar mbi eksportet e tyre. Çdo rritje e mëtejshme në nivelet e çmimeve të ushqimit dhe paqëndrueshmëria në tregjet ndërkombëtare mund të kërcënojë sigurinë ushqimore dhe të ushqyerit në shkallë globale, veçanërisht në mesin e më të rrezikuarve që jetojnë në mjedise me siguri të ulët ushqimore”, thanë ata në një deklaratë të përbashkët.

“Megjithatë ne njohim rrethanat ekstreme pas kufizimeve të eksportit të shpallura nga qeveria e Ukrainës dhe rëndësinë jetike të ruajtjes së disponueshmërisë së ushqimit në Ukrainë”, shtuan ata.
G7 përbëhet nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Në deklaratë, ministrat e bujqësisë dënuan gjithashtu agresionin rus ndaj Ukrainës dhe shprehën solidaritetin e tyre me vendin.

Ministrat shprehën shqetësimet e tyre për ndikimet në sigurinë ushqimore dhe “numrin në rritje të njerëzve që vuajnë nga uria dhe të gjitha format e kequshqyerjes, të shkaktuar nga lufta e paprovokuar dhe e pajustifikueshme ruse e agresionit, duke shtuar situatën tashmë të rëndë të shkaktuar nga COVID-19, ndryshimi i klimës dhe humbja e biodiversitetit.”

“Ne u bëjmë thirrje organizatave ndërkombëtare që të mbështesin prodhimin e ushqimit në Ukrainë gjatë kësaj krize dhe të sigurojnë sigurinë ushqimore në zonat e prekura. Ne mbetemi të vendosur të bëjmë atë që është e nevojshme për të parandaluar dhe për t’iu përgjigjur një krize ushqimore, duke përfshirë ndihmën humanitare, dhe të jemi të gatshëm për të vepruar, sipas nevojës për të adresuar ndërprerjet e mundshme”, thanë ministrat.

Qeveria ukrainase po ndalon eksportet e mallrave kryesore bujqësore, duke përfshirë grurin, misrin, drithërat, kripën dhe mishin, sipas një rezolute të kabinetit që kaloi të martën.

Rusia është eksportuesi kryesor në botë i grurit, dhe Ukraina është gjithashtu një eksportues i rëndësishëm i grurit dhe misrit.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com