Bullgaria është vetofruar të presë negociatat e mundshme midis presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe homologut të tij rus Vladimir Putin ndërsa sulmi rus ndaj fqinjit të saj intensifikohet.
“Ne shohim se ka një ndërgjegjësim në rritje nga të dyja palët se lufta nuk është zgjidhje”, u tha gazetarëve presidenti bullgar Rumen Radev gjatë një vizite në një pikë kufitare midis Rumanisë dhe Bullgarisë që përdoret nga refugjatët ukrainas.
Sipas raportimeve rreth 30 000 ukrainas kanë emigruar në Bullgari. Bullgaria, tani një vend i Bashkimit Evropian dhe NATO-s, dhe më parë konsiderohej një nga aleatët më të ngushtë të Moskës gjatë Luftës së Ftohtë.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u takua me homologun e tij ukrainas në Turqi të enjten për bisedime kryesisht joproduktive, dhe propozoi idenë e një takimi të mundshëm midis Putinit dhe Zelenskit./m.j