Qytetarët janë mbledhur sërish në protestë për shkak të rritjes së çmimit. Edhe ditën e sotme protesta pritet që të shtrihet në të gjithë vendin.
Studentët e universitetit bujqësor marshuan sot deri në sheshin Skëndërbej duke kundërshtuar rritjen e çmimeve, ku sipas tyre jeta është bërë e papërballueshme.
Prej tre ditësh qytetarët janë ngritur në protestë kundër rritjes së çmimit të karburanteve dhe të produkteve të shportës.
Një ditë më parë thuajse e gjithë Shqipëria u ngrit në protestë paqësore pikërisht duke kërkuar nga qeveria uljen e çmimeve që po e bëjnë jetesën e qytetarëve të papërballueshme.
/b.h