Presidenti i Komisionit të BE-së, Presidenti i Këshillit të BE-së dhe Presidenti francez po mbajnë një konferencë shtypi në Versajë të Francës.
Kjo pason takimin e sotëm të Këshillit të BE-së në Francë.
Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, e përshkroi sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës si një sulm kundër demokracisë dhe shteteve sovrane dhe tha se Bashkimi Evropian duhet të heqë qafe varësinë e tij nga Rusia për energji.
-“Kjo do të thotë të heqim qafe varësinë tonë nga gazi rus duke diversifikuar furnizimin, duke investuar masivisht në burimet e rinovueshme.”
Zonja von der Leyen shtoi se lufta e ,Vladimir Putin, ka “ndryshuar thelbësisht mjedisin e sigurisë së Evropës”.
“Për të mbrojtur Evropën, ne do të kemi nevojë për forca të ndryshme dhe aftësi të ndryshme. Dhe unë mirëpres investime të rëndësishme shtesë të mbrojtjes në Evropë, që do të nevojiten dhe mirëpres që disa liderë kanë shpallur hapa ambicioz, për të rritur shpenzimet e mbrojtjes,”- tha ajo.”
-“Dua të jem shumë i qartë se ne duhet të koordinohemi ngushtë edhe me NATO-n.”
“NATO, është aleanca ushtarake më e fortë në botë. Prandaj, mirëpres që liderët na kanë thënë të përgatisim një analizë të boshllëqeve të investimeve të mbrojtjes dhe të sigurohemi se kemi një plan të qartë se si t’i trajtojmë ato boshllëqe.”
/b.h