Kryeministri Edi Rama thotë se transformimi i 300 qendrave shëndetësore në të gjithë Shqipërinë kanë sjellë shërbime dinjitoze për 1 milion qytetarë.
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thotë se shërbimi ka shkuar në periferitë më të largëta të vendit ku deri dje nuk kishte asnjë lloj shërbimi.
“Dhe me transformimin e 300 Qendrave Shëndetësore anë e kënd Shqipërisë që kanë sjellë shërbime dinjitoze për mbi 1 milion qytetarë në periferitë më të largëta të vendit, deri dje pa asnjë lloj shërbimi, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.
Kryeministri Edi Rama e shoqëron postimin e tij me një video ku shfaqen të gjithë qendrat shëndetësore të transformuara.
/a.r