Deputeti Agron Gjekmarkaj ka reaguar pas një lajmi të botuar Tema, shoqëruar me një foto të gazetës Panorama ku shikohet në kafe me deputetët Paloka dhe Noka.
Gjekmarkaj sqaron se “qëndrimet dhe bindjet nuk i ngatërroj kurre me raportet personale e njerëzore! Gjithmonë u flas kolegëve , pi kafe me ta, socialist e demokrat, te ” foltores” apo këdo tjeter. Nuk bëj luftë klasash, nuk mund ti ndaj unë në të mirë e të keqin!
Profesioni me ka bërë të pi një gotë verë me Sali Berishen, Edi Ramen, Ilir Meten e Lulzim Bashen e shumë të tjerë para se të bëhesha deputet! Do rri e do i flas kujtdo që ma do qejfi !
Dërguesit e kesaj fotografie të cilët i pashë kur ma bënë më bëjnë me qeshe me këtë “kapje mat” !! Gjej rastin të përsëris se dëshira ime është të bashkohet PD , të ketë gare dhe lider të ri !
Ky lider nuk duhet të jetë më Sali Berisha , nuk duhet të jetë më Lulzim Basha, e asnjëherë Agron Gjekmarkaj! Nëse Sali Berisha kthehet si Kryetar i PD personalisht nuk do të jem më me atë parti!”/m.j