Sipas një postimi në Telegram nga këshilli i qytetit, mbi qytetin-port të Mariupolit në Detin e Zi po bien sërish bomba.
Një autokolone me ndihma humanitare që po përpiqej të arrinte në qytetin juglindor i është dashur gjithashtu të kthehet prapa për shkak të luftimeve, sipas një postimi në media sociale nga zëvendëskryeministri i Ukrainës.
Kurse, një këshilltar presidencial ukrainas është shprehur në mediat sociale se Rusia po bllokon qëllimisht evakuimin e civilëve nga qyteti sepse nuk ka arritur të pushtojë portin me rëndësi strategjike.
Qyteti juglindor mbetet vendi i luftimeve të ashpra. Dje, një maternitet u bombardua nga rusët e për pasojë mbetën të vrarë tre persona, duke përfshirë një fëmijë.
/b.h