Delegacioni rus në bisedimet për arritjen e paqes me Ukrainën, e cila është pushtuar nga ushtria ruse që prej 24 shkurtit të këtij viti, ka bërë të ditur se nuk do të lëshojë asnjë pikë në negociatat që po zhvillohen me autoritetet e Keivit.
Sipas agjencisë së lajmeve RIA, theksohet se delegacioni rus do të jetë shumë strikt në kërkesat e Moskës.
Gjithashtu raportohet se negociatori Leonid Slutsky ka deklaruar se të dyja palët kanë zhvilluar tre raunde bisedimesh që nga fillimi i pushtimit rus dhe deri më tani nuk është arritur në një marrëveshje konkrete.
Ndërkaq, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov pritet të zhvillojë bisedime në Turqi me homologun e tij ukrainas Dmytro Kuleba.
g.kosovari