Ish-kampioni i botës në boks, Vladimir Klitschko i cili ëhstë dhe vëllai i kryebashkakut të Kievit, ka reaguar pas sulmeve të tmerrshme ruse mbi një spital fëmijësh mbi Mariupol.
Përmes një postimi në twitter, Klitschko shkruan se “zemra e tij po rrjedh gjak” pas bombardimit të një materniteti në Mariupol të mërkurën.
“Zemra ime po rrjedh gjak. Shikoni këto imazhe atje, rezultati konkret dhe real i operacioneve speciale të Putinit, si të thuash. Kur ai ua merr jetën këtyre engjëjve, ai vret prindërit, gjyshërit e tyre dhe shkatërron shtëpitë dhe shkollat e tyre”, tha Klitschko.
Ish-boksieri tha se “të sulmosh fëmijët do të thotë të sulmosh jetën, vetë qytetërimin” dhe u kërkoi njerëzve “të ndalojnë luftën e Putinit tani”.
g.kosovari