DR.EDUARD A.SKUFI ( KONSULENT OFTALMOLOG , ATHINE)
Figura mesuesish, nje plejade mentoresh qe takova gjate udhetimit tim ne artin e dijes bashke me perfeksionimin e profilit etiko estetik ndryshuan plotesisht pikepamjet, kendveshtrimet e mia per jeten dhe perspektiven . Rolin e shumeanshem, versatil te nje mesuesi pa ionant dhe impaktin e tij ( ne vizionin dhe kujtimet e rije ish nxenesi, por jo ‘ eksperti analitik ‘ ) , ne kontekstin e rivleresimit retrospektiv te vlerave morale ne kompleks , ne efort per arritjen e ‘ ideales absolute ‘ dhe perfeksionin i eksplorova tek figura e mesuesit Tanush Frasheri . Aftesia qe nje edukator te jete empatik , spiritual dhe te shikoje me optimizem pertej paradigmave te rutines, ndaj konvencionalitetit formal e bene ate jo vetem me reputacion por dhe figure mjafte te dashur . ” Respekti nuk imponohet por fitohet “, ishte aksioma e tij .
Nje portret fisnik , simpatik i nje intelek uali te edukuar ne nje familje patriotike aristokrate , ku inkarnoheshin ide humanitare progresiste me deshiren dhe pasionin per ti sherbyer civilizimit dhe emancipimit social .
Kjo shoqerohej me komportamentin xhentil e politesen e vecante dhe me nje stil klasik charmant ne prezantimin e tij. Kishte nje ndjenje afeksioni dhe talent te madh amikal , keshtu qe jo vetem nxenesit e tij por edhe njerezit me prejardhje dhe nivele te ndryshme e kujtojne me respekt.
Gjykimi objektiv dhe racional , vecanerisht mbi vlerat etike ,te nje figure te tille erudite man supermacine e saj . Kur mesuesi behet model per inspirim dhe pike referimi per idete dhe veprimet e nxenesve veshtire te harrohet . Ai nuk e njihte sjelljen brutale apo vulgare me nxenesit , ishte racional , i permbajtur duke u bazuar ne perceptimin inteligjent dhe psikoanalizen , qe mesa duket e kishte studjuar mjafte .
Mësuesi Tanush Frashëri
Leksionet panoramike qe i shprehte me nje elokuence te vecante, me nje fjalor te pasur , ne nje interpretim aktoresk ‘sugjestionues’, duke i transmetuar me entusiazem dhe kompetence , por dhe duke i veshur me nuancat ‘bashkekohore ‘ dhe ‘ demokratike ‘ .
E kam ende te gjalle ne memorje interpretimin e tij kur spjegoi Revolucionin demokratiko borgjez francez te vitit 1789 , me triaden e famshme : ” Liberte, egalite, fraternite “. Me dukej sikur ishim ne audiencen virtuale te nje teatri te improvizuar, ku iknin te tmeruar monarkia me Luigjin XVI, Maria Antuaneten, nga rezidenca ruajale e Versajes magjike mbas stormit te Bastijes, dhe Robespierin ne fron, kundra ‘pabarazise sociale ‘ te cilen ai theksoi ne menyre sarkastike. Vertete jepte lenden e gjuhes frenge dhe ate te historise, qe ne mentalitetin e nxenesit nuk konsideroheshin aq te veshtira, por ai i dha ngjyra aktualiteti historise duke e konvertuar ne nje matematike, me llogjiken interpretative dhe analizen e fakteve . Atij nuk i pelqente papagalia dhe pergjigjet mekanike , duke insistuar mbi pervehtesimin logjik te mesimit. Ne cdo spjegim te udhetonte me fantazine e tij te larmishme ne epiken e historise duke e bere ate te asimilueshme dhe duke reflektuar kulture . Me l<a lene mbresa te vecanta biseda e zhvilluar mbasi ai komentoi levizjen komuniste ne France ne dekadat e para te shek. XX duke e ilustruar me vargjet impresionuese te Paul Eluard, i cili ishte komunist antinazist por dhe surrealist nga poema II Liberte II
Sur mes cahiers d ecolier
Sur mon pupitre et /es arbres Sur le sable sur la neige Fecris ton nom.
Njeri prej nesh ju afrua dhe i thane intimitet : Hymni i lirise nga nje komunist francez ne nje koment te guximshem, ku nocioni i lirise perceptohet ndryshe . Diku tjeter fjalen ‘liri e kane lidhur me zinxhir’ . Heshtja na ndau dhe u larguam. Nje pedagog i shquar e konsideron suksesin dhe progresin e nxenesit te tij jo vetem si nje reflektim te punes se tij por dhe suksesin e tij . Ai kishte nje shpirt te madh qe e hapte katerciperisht dhe fuste gjithe nxenesit e tij , te cilet i konsideronte me teper se shake , ndersa ata e shikonin me teper se prind . Me kujtohet nje dite gjate mesimit ai konstatoi se nje shoku yne nuk shikonte mire . Mbas mesimit ne ore te lire e mori dhe e vizitoi tek mjeku okulist dhe i beri dhurate syzet optike, sikur te ishte prindi i tij. Me kete mesazh ai shnderroi humanizmin ne kulture. Ishte pedagogu me aktiv dhe ne realizimin e aktiviteteve artistike kulturore . Organizonte dhe drejtonte ekspoziten e piktures, teatrin e shkolles ku ishte regjizor e skenograf. Duhet te ishte viti 1966 kur per here te pare ne Vlore, gjimnazi yne H. Xhelo beri surprizen interesante, vuri ne skene nje drame historike me autore pedagoget, qe ishin dhe aktore sebashku me nxenesit . Me kujtohet ne rolin e Skenderbeut luante pedagogu N. Borshi, I talentuar_i Jorgaq Tushe ne rolin e komandantit turk , ndersa une· 1uajta rolin e nje princi romak . Prof. Tanushi per rekuiziten dhe veshjet kishte konsultuar Encyclopedine Larousse . Pedagogu yne i dha rendesine e duhur cdo elementi . Kishte nje kurajo te pa limituar per perfeksion ne sensin artistik aq sa i eklipsohej logjika konkrete , qe shpejte e riparonte. Por gjeja me e bukur dhe shakaja pikante ishte mbi muziken qe e shoqeronte . Ai zgjodhi muziken, me emocionet dramatike te famozit R. Wagner, ( jo shume i preferuar ne ate kohe kontroverse ) . Per profesorin muzika klasike ishte ‘alter ego ‘i tij. Ne fund te shfaqjes nje nga drejtuesit e teatrit te qytetit ju drejtua profesorit: ” Me pelqeu shume shfaqja me misaskenat interesante , interpretimin por veçanërisht muzika e gjetur e Preng Jakoves ” . Profesori e dëgjoi me kortezi mandej duke qeshur ironikisht u kthye nga ne . Ja çdo me thene kulture ! Ne vazhdim te urimeve maestro i orkestres , Mishel Lako ne intimitet i peshperiti : E madhe metamorfoza e Wagnerit ne P. Jakoven, por me i madh ‘guximi i juaj ‘… kete ja tha theksoi dhe ‘ dikush’ tjeter (ky ishte dhe preludi i nje profecie te hidhur , qe ne vazhdim do ti kushtonte ). Prof. Tanushi interesohej per mirembajtjen dhe pasurimin e bibliotekes se shkolles te cilen e kishte stolisur me citatin e Ciceronit ” Nje dhome pa libra eshte si nje trup pa shpirt “. Duke u futur ne biblioteke .. po e lexoja ate me endje, ai me kapi nga krahu dhe me tha , Ciceroni ka dhe nje citat akoma me te bukur : ,, Quand les armes tonnent, les lois se taisent ” , duke e prononcuar ne menyre deklamative ne frengjishten klasike me nje te qeshur aluziv. Me bente pershtypje fakti se ai ne cdo gje, me manieren e tij dote inkludonte sensin kulturor autentik me konceptin neoterik kunder mediokritetit dhe ” varferise spirituale “.
” Kompozim ” ne Apolloni
Ai kishte dhe nje preference te vecante per arkeologjine . Per ta mbushur kohen me gjera me vlere dhe per te zgjuar tek ne interesin per kulture, organizoi nje ekskusion me pjesmarje fakultative ne qendren arkeologjike te Apollonise ( ne Pojan ). Ishte dicka mjafte interesante , kontakti me vlerat e antikitetit. Shikonim me kureshtje skulpturat fine ne mermer . Profesori ju afrua nje skulpture qe i mungonte koka dhe vuri koken e tij , qe ne e perj_e esuam ne fotografi . Ku eshte koka tha dikush , i ka rene nga pesha e ideve, shtova une duke qeshur. E kane zhdukur heretiket tha nje shoqe . Profesori me ironi te lehte ju pergjegj : Heretik konsiderohet ai qe idete e tij personale i ka te pakordinuara me pikpamjet formale zyrtare 11 ! Keshtu ka cituar teoricieni dhe predikuesi i shquar francez J.Bo souet . Tek koka qendron ‘ esencialja e palejueshme ‘ shtoi nje tjeter dhe te gjithe qeshen. Mandej u ulem ne grupe dhe meditonim me profesorin midis nesh. Per nje cast profesori i paqete, i kapi nga supi ata qe kishte prane dhe u tha me expresivitetin karakteristik : Zgjoheni intelektin nga gjumi letargjik, mos fokusoni në gjëra bosh e pa vlerë!
Tek ai gërshetohej harmonikisht posedimi i kulturës multidimensionale në një shpirt humanist e demokratik. Profilit të tij nuk mund t’i privosh esencialen, pasionin si historian analitik, arkivist dhe hulumtues sinjifikativ, i cili me insistim të vazhdueshëm investigoi mi fakte të abandonuara, dokumente të harruara apo ‘arkaike’, që pavarësisht nga drita e progresit mbeteshin në ‘hije’ dhe nëpërmjet prezantimit të tyre të analizonte domethënien, të transmetonte mesazhin të korrektonte keq interpretimet. Ai sakrifikoi jo vetëm anën material, por edhe shëndetin e tij për të ardhur në kontakt direkt me dokumentacionin real në arkivat evropiane. Sepse atë e indinjonte fakti që:” Historia vijon të shkruhet sipas optikës ideologjike me citime false”.
Kontributin e tij e pasqyroi me korrektësi në dorëshkrime genuine, referate dhe libra të publikuar, çka përbëjnë një trashëgimni kulturore me vlerë dhe e vendosin atë si asset të çmuar në panteonin e kulturës shqiptare. Karriera e tij publicistike pati si pivot sentencën fabuloze helenike:”Sokratin e kam mik por më shumë mik kam të vërtetën!” Do të dëshiroja që ky dedikim modest, me këtë tufë kujtimesh (me nota nostalgjie nga e kaluara, por inspirues për të ardhmen), në ditën e festës ë mësuesit, ku kujtojmë me respekt të thellë dhe mirënjohje veprën e ndritur të tyre(në këtë festë jo thjesht ‘kalendarike’), të jetë dhe për të shprehje vlerësimi dhe falenderim i ngrohtë në Villach-un e ftohtë.